LajmeMaqedoniTopLajm

Vendosja e flamurit Shqiptar afër kryqit në Kodër të Diellit, Policia merr në pyetje edhe një person tjetër

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot është realizuar bisedë informative me personin e dytë që dyshohet se ka vendosur flamurin shqiptar në shtizën e kishës në Kodër të Diellit.

Nga MPB thonë se bëhet fjalë për 23-vjeçarin B.Ll nga Reçica e Vogël e Tetovës.

“Sot (30 nëntor) në SPB-Tetovë është kryer bisedë zyrtare me 23-vjeçarin B.Ll. nga Reçica e Vogël e Tetovës, i cili dyshohet se është personi i dytë që ka larguar flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvisë së Ohrit nga shtiza e manastirit “Shën Naumi i Ohrit Çudibërësi” në Kodër të Diellit dhe ka vendosur flamurin e Republikës së Shqipërisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, për këtë rast u arrestuar 33-vjeçari J.A, gjithashtu nga Reçica e Vogël.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close