BotaLajme

Vaksina kundër COVID-19, OBSH: Nuk ka rrugë të shkurtër

Mbi vaksinat kundër coronavirusit nuk po ndjekim një rrugë të shkurtër për sa i takon sigurisë: ka një proces shumë të konsoliduar që ndiqet për zhvillimin e një vaksine të sigurt dhe efikase. Deklaratën e bëri Maria van Kherkove, epidemiologia amerikane që udhëheq programin e emergjencave në Organizatën Botërore të Shëndetësisë kundër coronavirusit.

Për zyrtarët e OBSH, është shumë i rëndësishëm fakti që ka disa vaksina kandidate kundër Covid-19 në fazën e tretë, por tani duhet kapërcyer kjo fazë dhe të merret miratimi i agjencive rregullatore. Pra sipas tyre, nuk bëhet fjalë për rrugë të shkurtra kur është fjala për efikasitetin e vaksinave.

“Është thelbësore, që çdo efekt i mundshëm anësor i vaksinave kandidate të hetohet”, thonë ekspertët që mendojnë se fakti që ka një numër të konsiderueshëm vaksinash në fazë zhvillimi, është diçka e mirë pasi ofron më shumë shanse për gjetjen e asaj më efikases.

Numri i viktimave të coronavirusit në të gjithë globin po shkon drejt 1 milionëshit, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins, ndërkohë sipas një tjetër regjistruesi të rasteve, Worldometer, ky rekord i zymtë është arritur tashmë, që mëngjesin e të hënës. Për OBSH, parandalimi i 1 milionë viktimave të tjera do të jetë i mundur vetëm nëse vendet në të gjithë botën do të punojnë së bashku. /tch/

Related Articles

Back to top button
Close
Close