BotaShendeti

Vaksina anti-Covid në pikëpyetje! Shkakton sërish probleme tek personat që po bëjnë testet

Shkakton sërish probleme tek personat që po bëjnë testet

Vaksina anti-Covid 19 nga kompania farmaceutike AstraZeneca sërish ka shfaqur probleme në një prej pacientëve. Sipas asaj që raporton New York Times, një grua gjatë injektimit ka shfaqur sëmundje serioze neurologjike. Pacientja shfaqi probleme teksa mori vetëm një dozë të vaksinës eksperimentale në Britani.

Kjo nuk është hera e parë që vaksina për të kuruar koronavirusin nga kjo kompani shfaq probleme të tilla tek pacientët. Herën e parë tek një prej vullnetarëve u shfaqën disa shenja të dyshimta, të cilat detyruan kompaninë të ndërpriste testimet.

Ekspertët shpjegojnë se edhe pse pezullimet e testimeve janë të zakonshme, kjo situatë e krijuar me vaksinën e AstraZeneca mund të sjellë frikë dhe hezitim te njerëzit për ta përdorur atë.

Tashmë testet klinike kanë nisur sërish në Britani, Brazil, Indi, Afrika Jugore, ndërsa në SHBA administrata e Trump e ka pezulluar pas efekteve anësore që ajo ka shfaqur deri më tani. 18,000 persona kanë pranuar që t’u injektohet kjo vaksinë eksperimentale që po përgatitet nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.

Edhe këtë herë, drejtuesit e kompanisë janë shprehur se problemi mund të jetë thjesht një rastësi. Por ekspertët e OBSH kanë deklaruar se nëse të tilla efekte anësore të cilat ende mbeten mister, do të vijnë, ato mund të çojnë në pezullimin e plotë të kësaj vaksine.

Vaksina e Universitetit AstraZeneca-Oxford shihet si një pretendent i fortë midis dhjetëra vaksinave që po zhvillohen globalisht. Për vaksinën, shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit përdorën një teknologji shumë të lartë.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close