LajmeTeknologji

TikTok po hap 300 restorante për të ofruar disa nga tendencat më virale të ushqimit

TikTok është në partneritet me Virtual Dining Concepts (VDC) për të lansuar TikTok Kitchens.

Bëhet fjalë për një shërbim vetëm për dërgesë që do të gatuajë disa nga recetat më të modës në aplikacion.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, TikTok dhe VDC thuhet se do të hapin rreth 300 lokacione në të gjithë SHBA-në për fillim.

Megjithatë, ato planifikojnë të zgjerohen në rreth 1,000 deri në fund të vitit 2022.

Për t’i mbajtur gjërat të freskëta, menyja do të rrotullohet çdo tremujor, duke pasur parasysh se sa shpejt hyn dhe shkon përmbajtja virale në platformë.

Ndërsa krijuesit që frymëzuan recetat në menu do të marrin një pjesë të të ardhurave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close