LajmeRajonTopLajm

Thaçi: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar në 22 vjetorin e rënies Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, shkruan Gazeta Blic.

Thaçi thotë se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë.

Ai në shkrimin e tij thotë se e kujton me krenari çdo moment të angazhimit të përbashkët.

“Ata ishin pjesë e formacioneve të para të UÇK-së për organizimin e rezistencës së armatosur dhe figura emblematike të luftës sonë çlirimtare” shkruan Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë:

#NjereztePaharrueshem ❤️

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dy prej veprimtarëve më të hershëm të lëvizjes ilegale për liri e pavarësi, ishin Azem dhe Shotë Galica e kohës sonë. Ata ishin pjesë e formacioneve të para të UÇK-së për organizimin e rezistencës së armatosur dhe figura emblematike të luftës sonë çlirimtare.

Me krenari e kujtoj çdo moment të angazhimit tonë të përbashkët.

Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën.

Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj. HTH

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close