Të gjithë banorët e këtij qyteti në Alaskë jetojnë në një godinë të vetme

Një qytet i vogël Whittier në Alaska është tejet i veçantë pasi të gjithë banorët e tij jetojnë në një godinë të vetme. Qyteti i vogël jugperëndimor i Alaskës është shkëputur nga bota e jashtme në shumë mënyra.
“CNN” raporton se banorët as nuk duhet të largohen nga ndërtesa ku jetojnë nëse vetë ata nuk duan.
Në Whittier, spitali, shkolla dhe qeveria e qytetit, funksionojnë brenda një strukture të vetëmjaftueshme e përshkruar si një gjigant i Luftës së Ftohtë.
Kullat 14-katëshe Begich Towers Incorporated, e njohur ndryshe thjesht si BTI, është ndoshta gjëja e fundit që prisni të shihni në një vend kaq të largët.
BTI përballon gjashtë muaj shi çdo vit, të ndjekur nga gjashtë muaj bore dhe erëra ulëritëse. Kjo ndërtesë u ndërtua për t’u mbijetuar bombardimeve.
Brenda BTI ndihet si çdo kompleks masiv apartamentesh në një qytet të madh.
Brenda kësaj ndërtese jetojnë rreth 220 njerëz gjatë gjithë vitit. Ata punojnë kryesisht në peshkim komercial, rekreacion dhe turizëm ose për tragetet shtetërore dhe hekurudhat.
Për jetesën e tyre së bashku, ata thonë: “Ne jemi e gjithë familja këtu. Një familje e madhe. Me shumë dashuri” .
Në këtë godinë të gjithë kujdesen për njëri-tjetrin./Top24