LajmeRajonSport

Sylvinho “sms” FSHF-së për kontratën: Dua ta çoj Shqipërinë edhe në Botëror

Ndeshja ndaj Moldavisë që solli kualifikimin, mbështetja e madhe e tifozëve kuqezi, rrugëtimi drejt “Gjermani 2024”, synimet e së ardhmes dhe rritja e Federatës Shqiptare e Futbollit në aspektin profesional, dhe duke investuar vazhdimisht për një infrastrukturë sa më moderne dhe kushte dinjitoze për të gjithë kuqezinjtë.

Si edhe kapitenit Berat Gjimshiti.

Trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvinho ka folur për të gjitha këto tema në një intervistë për median italiane “Cronache di spogliatoio”.

Tekniku kuqezi tha se mbështetja e madhe e tifozëve në këtë edicion ishte fantastike, ndërsa vlerësoi maksimalisht kushtet e krijuara nga FSHF.

Ku tregoi se gjithçka ishte në nivelin e duhur, gjë që sipas tij ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e futbollit dhe në arritjen e këtyre rezultateve historike për vendin tonë, shkruan SS.

“Duhet të mësohemi të luajmë në Evropian, duhet të kualifikohemi edhe në Kupën e Botës, pastaj të shkojmë sërish në Evropian. Nuk mund të ndalemi me kaq, nuk mund të mendojmë vetëm për kualifikimin në grupet e Evropianit. Mund të kualifikohemi dhe të shkojmë në raundin e 1/16-ve e më pas në çerekfinale. Është shumë gjë e mirë, në fakt është e bukur. Por, për mendimin tim ka më shumë rëndësi projekti për të ardhmen. Duhet të rritemi më shumë dhe të mësohemi që të shkojmë sërish në Evropian dhe në edicionin e radhës të kualifikohemi në Kupën e Botës”, theksoi Sylvinho.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close