
Të paktën 12 njerëz të afërt me presidentin amerikan Donald Trump kanë sot rezultuar pozitivë, midis tyre disa anëtarë të rinj të stafit. Një pjesë e mirë mori pjesë në një mbledhje në Shtëpinë e Bardhë (më 26 shtator), shkruan BBC.
I prekur nga koronavirusi rezulton ish-guvernatori i New Jersey-t, Chris Christie, i cili deklaroi të shtunën se iu nënshtrua një kontrolli në spital pasi ishte astmatik.
Sekretarja e shtypit Kayleigh McEnany u konfirmua pozitive të hënën, sikundër disa ndihmës dhe senatorë republikanë.
Të dielën, Enany foli me gazetarët pa maskë në fytyrë. Ajo u shpreh se asnjë anëtar i shtypit nuk ishte cilësuar nga mjekët e Shtëpisë së Bardhë si kontakt i ngushtë me presidentin amerikan.
Trump dhe Melania Trump rezultuan gjithashtu pozitivë në fillimjavë. Ata vendosën të komunikonin personalisht me ndjekësit e tyre në mbarë botën, përmes postimeve informuese nëpër rrjete sociale.
Zonja e Parë u shpreh në një deklaratë: Ndihem mirë dhe do të vazhdoj të pushoj në shtëpi. Sikurse Trump, i cili doli dje nga spitali, Melania po qendron e izoluar në Shtëpinë e Bardhë.