Teknologji

‘Shpërthimi’ i video-lojërave: 500 milionë konkurentë të rinj në tri vite dhe një industri që tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro

Bota e video-lojërave po evoluon dita ditës dhe bashkë me të po vijnë edhe lojtarë të rinj. Sektori ka mirëpritur 500 milionë konkurentë të rinj në tre vjetët e fundit dhe tani vlera e industrisë së video-lojërave globale tejkalon shifrën prej 250 miliardë euro, sipas një raporti të ri nga Accenture. Mund të thuhet se tregu është duke lulëzuar.

Video-lojërat po bëhen më të popullarizuara gjatë pandemisë

Gjatë një viti e gjysmë të fundit me pandeminë e COVID-19, njerëzit kanë pasur më shumë kohë në shtëpitë e tyre, dhe me mungesën e lëvizshmërisë, video-lojërat janë bërë shpejt një nga aktivitetet më të njohura. Në fakt, pati një rritje të madhe midis muajit shkurt dhe prill të vitit 2020 gjatë bllokimeve të para, raporton Euronews, përcjell Telegrafi.

Paul Hurrell një projektues i lojërave i vlerësuar me çmime dhe prodhues për Neon Play, thotë se ka parë rritje të kërkesave.

“Në atë moment është në të vërtetë një kohë emocionuese për ne, sepse kuptohet që gjatë 18 muajve të fundit, njerëzit e kanë kuptuar se kanë shumë më tepër kohë në shtëpi. Pra, duke qenë një kompani që prodhon lojëra për celulare, njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë në celularë, dhe ne kemi parë që kërkesa të rritet, një gjë që ishte e mrekullueshme për t’u parë”, ka deklaruar ai.

Teknologji dhe zgjidhje të reja

Përveç telefonave të avancuar, ka pasur gjithashtu një rritje të lojëtarëve të rinj për shkak të zhvillimeve të reja të teknologjisë siç është realiteti virtual që ofron përvoja botërore.

Nuk janë vetëm njerëzit të ulur në shtëpi me pajisjet e tyre që po nxisin rritjen e industrisë, por rritja po nxitet edhe nga aktiviteti i korporatave në video-lojëra, ‘esports’, lojëra në cloud dhe garat online, sipas Euronews, transmeton Telegrafi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close