BotaLajme

Shpërthen virusi në Evropë, të dhëna të frikshme nga shtetet kryesore

Rreth 17 000 raste me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Francë, një rekord që prej përdorimit të testeve në shkallë të gjerë, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Edhe në Gjermani, në Britani të Madhe është rritur numri i të infektuarve. Gjendja e njëjtë raportohet edhe në Rusi.

Numri i saktë i të infektimeve të reja është 16 972, sipas të dhënave të agjencisë së Shëndetit Publik të Francës.

Për të gjetur një numër të krahasueshëm, duhet të kthehemi në 24 shtator, me mbi 16 000 raste.

Shkalla e pozitivitetit të testeve (përqindja e personave pozitivë nga të gjithë ata që janë testuar) vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe po i afrohet 8% (7,9%), krahasuar me rreth 4,5% një muaj më parë.

Për më tepër, 32 198 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 që prej fillimit të krizës shëndetësore në shkurt-mars.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 49 persona si pasojë e COVID-19.

Në të gjithë Francën, 1 289 pacientë me COVID-19 ndodhen aktualisht në kujdes intensiv, 13 më shumë se një ditë më parë.

Përballë rritjes së epidemisë, Parisi dhe disa metropole të tjera rrezikojnë të kenë të njëjtin fat si Marseja dhe të futen në zonën e alarmit maksimal të hënën, sinonim i kufizimeve radikale.

Numri i të infektuarve është rritur këto ditë edhe në Britani të Madhe, në Gjermani dhe në shtetet tjera të Evropës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close