Bota

SHBA, 3 të tjerë të vdekur dhe qindra të evakuuar shkaku i zjarreve në Kaliforni

Tre persona të tjerë kanë vdekur nga zjarret pyjore që kanë kapluar Kaliforninë dhe fqiun e tij në veri, si dhe rreth 1.200 banorë janë evakuuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherifi i Kontit Shasta, Eric Magrini, konfirmoi vdekjet mbrëmë vonë dhe tha se mbi 50 mijë persona janë porositur të evakuohen.

“Që nga 15 gushti, kur aktiviteti i zjarrit në Kaliforni u rrit, ka pasur ka pasur 26 viktima dhe mbi 7.000 struktura të shkatërruara”, tha Departmenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarret i Kalifornisë, i njohur po ashtu si CalFire.

CalFire tha se në Kaliforni ka pasur mbi 8.100 zjarre që nga fillimi i vitit 2020, ndërsa janë djegur rreth 3.7 milionë hektarë.

“Zjarret e reja kanë shpëthyer në pjesën veriore gjatë fundjavës. Ky sezon historik i zjarreve nuk është afër përfundimit”, njoftoi Kamala Harris, senator i Kalifornisë, i cili po ashtu është i nominuari për zv/president i demokratëve për zgjedhjet e vitit 2020.

Në shtetin Oregon, fqinji verior i Kalifornisë, guvernatorja Kate Brown, tha se ajo po zbaton një moratorium dëbimi deri më 31 dhjetor.

Ajo shtoi se Kanadaja dhe Meksika kanë dërguar mbi 300 zjarrfikës për të ndihmuar banorët e shtetit të saj, i cili ka luftuar me zjarret që nga fillimi i shtator.

Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme të SHBA-ve më 17 shtator njoftoi se u dërgoi letra mbi 130 mijë banorëve në të gjithë Oregonin, të cilët kanë të drejtë të marrin kontrolle të stimulimit në kuadër të Pagesës së Ndikimit Ekonomik.

Në shtetit Washington, guvernatori Jay Inslee, të shtunën tha se tokat publike “kërcënohen nga kriza klimatike”.

Sipas ekpertëve, ndryshimet klimatike dhe kushtet ekstreme të motit besohet se janë shkaku i 12 mijë goditjeve të rrugesë në muajin gusht, të kombinuara me mot të nxehtë dhe të thatë, si dhe erëra të forta, të cilat çuan në flakë të përhapura në të gjithë Kaliforninë, Oregonin dhe Washingtonin.

Sipas Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), hemisfera veriore regjistroi verën e saj më të nxehtë meteorologjike nga qershori deri në gusht.

Related Articles

Back to top button
Close
Close