BotaLajme

Rikthehet karantina, ja shteti që izolon 200,000 banorë në zonat afër plazhit

Rajoni i Katalonjës në Spanjë e ka vendosur në izolim një zonë me rreth 200,000 banorë afër qytezës Lerida për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit në atë pjesë. Ky vendim u mor në kohën kur në Spanjë kanë filluar pushimet verore dhe është lejuar hyrja e turistëve të huaj nga 12 shtete jashtë Bashkimit Evropian.

Spanja më 21 qershor i ka hapur kufijtë për banorët e shteteve që janë anëtare të Zonës Schengen dhe për Britaninë e Madhe.

“Kemi vendosur që ta mbyllim zonën Del Segria pasi të dhënat konfirmuan rritje të madhe të infeksioneve me Covid-19”, tha Quim Torra, president rajonal i Katalonjës, duke shtuar se askush nuk do të lejohet që të hyjë apo të dalë nga kjo zonë.

Ministrja rajonale e Shëndetësisë, Alba Verges, tha se do të ndalohen tubimet me më shumë se dhjetë persona dhe vizitat në shtëpitë për kujdesin ndaj të moshuarve.

Spanja është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë me mbi 28,000 viktima. Më shumë të vdekur se Spanja në Evropë kanë vetëm Britania e Madhe, Italia dhe Franca.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close