Bota

Rezultoi pozitiv me Covid-19, Trump shtrohet në spital

Presidenti amerikan Donald Trump u dërgua në spital pasi me herët doli pozitiv me koronavirus. Trump filloi të shfaqte “simptoma të lehta” të Covid-19 të enjten dhe njoftoi se ai dhe bashkëshortja nisën karantinën të mërkurën në mbrëmje.

Ai mori një përzierje ilaçesh si një “masë paraprake”, tha Shtëpia e Bardhë, ndjehej “i lodhur, por me humor të mirë”. Ai u transportua në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se “presidenti Trump mbetet në humor të mirë, ka simptoma të lehta dhe ka punuar gjatë gjithë ditës.

Prekja e Trump me Covid-19 vjen pak më shumë se një muaj para zgjedhjeve presidenciale, ku ai do të përballet me demokratin Joe Biden.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close