Bekim Neziri, Krytar i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Çair, shoqëruar nga shumë qytetarë dhe rinistë kanë nënshkruar sot në Njesinë Rajonale të KSHZ-së në përkrahje të kandidaturës së Bujar Osmanit për president të vendit.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale shihet një prezencë masovike e qytetarëve të cilët shfaqin përkrahje ndaj Osmanit.
Kujtojmë se kandidaturën e Osmanit për president të vendit e ka bërë të ditur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve do të avokojë për ndryshime kushtetuese, për zgjedhjen e presidentit në Kuvend dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë.Top24