Këshilli i Sigurisë së KB-së ka miratuar rezolutën amerikane që mbështet propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim dhe lirimin e pengjeve dhe i bën thirrje Hamasit palestinez që ta pranojë ofertën.
Gjithsej 14 anëtarë të Këshillit të Sigurisë së KB-së votuan pro rezolutës, asnjë kundër, ndërsa Rusia ka qenë e përmbajtur.
Izraeli javën e kaluar shprehu kundërshtimin e tij ndaj rezolutës, duke shprehur pakënaqësi me disa nga amendamentet e bëra në tekst, raporton Tajms of Izrael.
Grupi islamik palestinez Hamas, aleati i tij – grupi i Xhihadit islamik – dhe rivali i tyre Administrata palestineze e presidentit Mahmud Abas, përshëndetën rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurisë së KB-së që mbështet armëpushimin e propozuar në Rripin e Gazës.
Në kumtesën e Hamasit thuhet se është i gatshëm të bashkëpunojë me ndërmjetësit për zbatimin e parimeve që përmban plani.