BotaLajme

Odat Amerikane nisin përgatitjet për jetësimin e marrëveshjes ekonomike të Washingtonit

Pas marrëveshjes së nënshkruar për krijimin e grupit të përbashkët punues në mes të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, është mbajtur takimi i parë virtual ku është diskutuar për normalizimin ekonomik.

Në njoftimin e lëshuar nga këto dy odat, thuhet se se në këtë takim virtual është diskutuar për fuqizimin e bashkëpunimit dhe përpjekjet e përbashkëta për të përkrahur zbatimin e aspekteve ekonomike të marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator në Washington.

“Të dyja odat amerikane do të punojnë së bashku për të konsultuar anëtarësitë për të identifikuar barrierat e pazgjidhura në tregti dhe për të ofruar rekomandimet konkrete për zgjidhjen e tyre, si dhe për të sugjeruar masat për operacionalizimin e rajonit Mini-Schengen. Po ashtu, të dyja Odat Amerikane janë dakorduar të promovojnë bashkërisht para kompanive amerikane mundësitë e investimeve në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, thuhet se Odat Ekonomike Amerikane do të punojnë së bashku për organizimin e forumeve investive dhe ngritjen e vetëdijes së komunitetit të biznesit lidhur me mundësitë e financimit nga Korporata Ndërkombëtare Zhvillimore Financiare e Shteteve të Bashkuara (DFC), banka EXIM dhe agjencitë e tjera të SHBA-së.

Kujtojmë se, Kosova dhe Serbia më 4 shtator në Washington kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close