
Ka nisur spektakli i Big Brother VIP Kosova 2 me debate të shumta ndërmjet banorëve.
Një temë që është diskutuar mjaft shumë ka qenë alkooli dhe si cak në lidhje me këtë kanë qenë disa konkurrentë.
Këngëtari thotë se Gani Gërminë e njeh nga jashtë, e ka mik të mirë, por që po e tepron me pijen.
“E njoh prej jashtë, e kam shok të mirë. Me pi po e tepron shumë. Shumë mirë ishte në fillim, u lodh menjëherë”, u shpreh ai
Shqipja në anën tjetër shtoi: “Ganiu ka rënë në gjumë”.

Vazhdimin për këtë e bëri sërish Adri duke thënë se ndryshoi pasi e ka ndal pijen.
“Prej se e ka ndal pijen”, thekson këngëtari.

“Nuk është më Ganiu që në momentin që nuk ka futur alkool në gojë. Është rehatuar, është qetësuar”, tha ish-konkurrentja e “Përputhen”.
“Jo, jam kanë t’u e kqyr lojën, ma bëjke një ditë”, tha në anën tjetër Adri duke e përfunduar këtë bisedë, e duke kaluar më pas te Ylli. /Top24