LajmeOpinion

Musliu: BDI dëshiron të tregojë se ky shtet është për të gjithë qytetarët

Analisti politik, Albert Musliu në emisionin “Samo vistina”, komentoi propozimin e fundit të BDI-së që kryeparlamentari Talat Xhaferi të jetë kryeministër në 100 ditët e fundit të qeverisjes.

“Vet fakti se Xhaferi është propozuar për kryeministër teknik është për shkak se ai si personalitet i cili më lehtë pranohet nga votuesit”, tha Musliu.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe ka pasur spekulime se në të gjitha pozicionet shtetërore do të jenë shqiptarë dhe me këtë po frikësoheshin qytetarët, por ky nominim, sipas Musliut, qetëson situatën.

“BDI me këtë dëshiron të tregojë se ky shtet është për të gjithë qytetarët dhe këto tabu duhet të tejkalohen. Janë mesazhe politike që do të duhet të ndikojnë te të gjithë qytetarët”, tha Musliu.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close