Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se e mërkura Dita e Alfabetit Shqiptar është ditë jopune për qytetarët e komunitetit shqiptar.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në pajtim me Ligjin për festat e Republikës së Maqedonisë (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 21/98 dhe 18/07), 22 nëntor 2023 (e mërkurë) Dita e Alfabetit Shqiptar, është ditë jopune për qytetarët që i përkasin komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPPS.