LajmeMaqedoniTopLajm

KRYETARI TARAVARI PRITI NË TAKIM “SHKENCËTARIN E VITIT”, FIZICIENTIN KIMET JUSUFI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim Kimet Jusufi, fizicienti nga Gostivari i cili fitoi çmimin “Shkencëtar i vitit”. Me këtë rast, Taravari tha se personalitetet si Kimeti janë krenari e kombit shqiptarë dhe në veçanti krenari e qytetit tonë. Kjo formë e urimit ndaj Kimetit, duam të shërbejë si motivim për rinin e Gostivarit, tha më tej kryetari Taravari.
“Gjatë takimit kemi biseduar edhe për ndonjë projekt inovativ që Kimet Jusufi mund ta zhvillojë së bashku me pushtetin lokal në Gostivar. Më vjen keq që Gjimnazi i qytetit tonë nuk e ka në mesin e mësimdhënësve të vet, pro nga ana tjetër me angazhimin e tij në UT, përfitimi është edhe më i madh’, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Pritja nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit nuk dallon aspak nga pritja e presidentit të vendit, tha fizicienti Kimet Jusfufi.
“Kjo pritje është nderë për mua dhe do të shërbejë si kuroajo për të vazhduar punën shkenëcore”, deklaroi Kimet Jusufi, fizicient.
Në fund të takimit, kryetari Taravari fizicienti Kimet Jusufi e dekoroi me plaketë. Ndryshe, Jusufi para disa ditësh fitoi çmimin “Shkencëtar i Vitit” që tradicionalisht ndahet në Maqedoninë e Veriut nga presidenti i vendit. Jusufi është nga fshati Nistrovë, kurse për momentin jeton në Gostivar dhe është i angazhuar në Universitetin e Tetovës.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close