Bota

Kongo, 50 të vdekur nga shembja në një minierë

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes në një minierë ari në provincën Kivu Jugore të Republikës Demokratike të Kongos.

Guvernatori i provincës Theo Ngwabije Kasi njoftoi për mediat se bëhet fjalë për një minierë ari në rajonin Kamituga dhe se të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësisë.

Ai tha se shembja është shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë rajonin prej një jave, duke njoftuar shpalljen e dy ditëve të zisë për shkak të ngjarjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkaq, kryetari i bashkisë në Kamituga, Alexandre Bundya, deklaroi se ende mund të ketë minatorë nën gërmadha dhe ftoi banorët lokalë të kontribuojnë në aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close