BotaLajmeTopLajm

Konflikti Azerbajxhan-Armeni – Thellohet bilanci i viktimave

Thellohet bilanci i viktimave në konfliktin e armatosur mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, në krahinën separatiste të Nagorno Karabakh.

Me 26 viktimat e shënuara vetëm të hënën, bilanci total i humbjes së jetëve shkon në 84 mes personelit ushtarak.

Që prej së dielës, forcat e Nagorno Karabakh, të mbështetura ushtarakisht dhe politikisht nga Armenia, po përballen me ushtrinë azere në atë që cilësohet si lufta më e përgjakshme pas vitit 2016.

Përveç ushtarakëve, në përballjen e armatosur mbetën të vrarë edhe 11 civilë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close