LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Punonjësit e NPK “Tetova” marrin pagat në kohë dhe pajisen me uniforma të reja

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i shoqëruar nga drejtori i NPK-Tetova Besnik Bislimi kanë ndarë uniformat e reja dhe pagat pa vonesa për të punësuarit e kësaj ndërmarrje, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit të ndërmarrjes.

Ja postimi i tij:

“UNIFORMA TË REJA DHE PAGA NË KOHË PA ASNJË TË PRAPAMBETUR, NPK-ja DREJT STABILITETIT!
Sonte dhuruam uniformat e reja për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Tetova’, ndërsa njëkohësisht me këto është bërë edhe ekzekutimi i pagave. Tashmë nuk ka paga të prapambetura, ndërsa kjo ndërmarrje të cilën e gjetëm buzë greminës po e ringjallim dhe po e rrikthejmë në binarë dhe në drejtim të duhur.
Përgëzoj drejtorin Samet Bislimi për punën dhe angazhimin e tij! Kjo është qeverisja jonë me zemër për qytetin!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close