LajmeRajonTopLajm

Kamberi – Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ia ka përsëritur presidentit serb, Aleksander Vuçiq se rruga e Serbisë drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë.

Kamberi përmes një shkrimi në Facebook i ka bërë thirrje presidentit Vuçiq që të heq dorë nga imagjinata virtuele rreth Kosovës dhe të pranojë realitetin se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Përsëri po ju them që të heqni dorë nga “imagjinatat virtuele rreth Kosovës” dhe të pranoni jo vetëm realitetin, por edhe përgjegjësinë rreth asaj se çfarë ka bërë shteti serb në Kosovë.Vetëm atëherë mund të flisni për miqësinë me shqiptarët.Deri atëherë duhet patjetër ta kuptoni faktin e pamohueshëm që rruga juaj drejt Shqipërisë kalon nëpër Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close