BotaLajme

Horror në kopshtin zoologjik të Zyrihut/ Tigri vret një punonjëse

Një tigër siberian ka sulmuar një punonjëse të kopshtit zoologjik në Zyrih, sulm që rezultoi fatal.

Stafi i kopshtit zoologjik nxitoi ta ndihmonte kolegen dhe arriti ta nxirrte tigrin nga kafazi, por ishte shumë vonë, pasi 55-vjeçarja ndërroi jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20 të së shtunës, para vizitorëve dhe punonjësve.

Mediat rapotojnë se autoritetet kanë nisur një hetim mbi faktin se përse viktima ndodhej në kafazin e tigrit, ku edhe u sulmua.

“Për fat të keq ndihma mbërriti shumë vonë për 55-vjeçaren”, tha zëdhënësi i policisë së Zyrihut.

Edhe pse sulme të tilla janë shumë të rralla, ky nuk është rasti i parë në Zyrih. Në dhjetor të vitit të shkuar, një krokodil sulmoi një punonjës të kopshtit zoologjik, duke e kafshuar atë në dorë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close