LajmeMaqedoniTopLajm

Herolind Sakipi, Listat e hapura dhe një zonë elektorale do të avancojnë demokracinë maqedonase

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor që synojnë futjen e listave të hapura, si dhe votimi në një zonë zgjedhore pritet të avancojnë demokracinë maqedonase, por partitë ende nuk janë pajtuar për këtë çështje dhe është bërë një premtim – ky është përfundimi i Konferencës finale për “Ndryshim të Kodin Zgjedhor – Listat e Hapura”që u mbajtë në Shkupnshlruan TOP24.

Qëllimi i manifestimit ishte prezantimi i aktiviteteve të realizuara për realizimin e ndryshimeve ligjore të shpallura nga Qeveria për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në pjesën e prezantimit të listave të hapura. Para të pranishmëve u drejtuan Herolind Sakipi, mobilizues i komunitetit dhe autor i Projektit, Blagica Dimitrovska, kryetare e Shoqatës “Inclusive” nga Kumanova, Xhabir Deralla, aktivist për të drejtat e njeriut, shkrimtar dhe gazetar dhe Bojan Kordalov, komunikues.

“Sipas analizës së bërë për periudhën e kaluar, kam konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë miratuar, por se modeli i listës së hapur dhe rekomandimi në lidhje me pragun e kërkuar të nënshkrimit për kandidatët e pavarur nuk u pranua dhe se “Po zbatohen dispozitat për identifikimin biometrik të votuesve”, tha Sakipi në konferencën finale përcjellë TOP24.

“Mbështetje për reformën zgjedhore në Republikën e Maqedonisë së Veriut” është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe ka për qëllim të mbështesë proceset zgjedhore demokratike dhe të besueshme që lehtësojnë pjesëmarrjen politike dhe integrimin social duke u mundësuar votuesve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe t’i mbajë ata përgjegjës. Projekti synon forcimin e institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor, demokratizimin e brendshëm të partive politike dhe edukimin e qytetarëve. Aktivitetet kryesisht u drejtohen tri grupeve të ndryshme të synuara, përkatësisht: 1) administratës zgjedhore përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve; 2) partitë politike përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të iniciativave të anëtarëve dhe aktivistëve të rinj që punojnë në projekte të dedikuara për qytetarët; dhe 3) sektori i shoqërisë civile përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë të mobilizuesve të rinj në komunitet. Projekti dhjetëvjeçar i cili filloi në vitin 2019 zbatohet nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) në partneritet me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close