Gjykata e Apelit në Shqipëri vendosi që vula e Partisë Demokratike t’i kalojë Rithemelimit, grupimit të Sali Berishës dhe jo Lulëzim Bashës. Në dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Lartë riktheu për rishqyrtim vendimin e dhënë, që njihte si kryetar të Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Në arsyetimin e dhënë nga Gjykata e Lartë theksohet se në vendimin e dhënë, janë bërë shkelje procedurale duke u interpretuar gabim normat dhe ligji procedural. Përfaqësuesit e dy PD-ve gjatë kësaj kohe kanë apeluar për vendimmarrje të drejtë dhe zbatim me përpikëri të çdo detyre të gjykatës së lartë. Pas vendimit, deputetët demokrat, mbështetës të Sali Berishës, u shprehën se iu dha zë së vërtetës që zvarritej prej tre vitesh.