BotaLajme

Forcat e ekstremit të djathtë bëhen bashkë kundër Macron

Vetëm dy ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron thirri një zgjedhje të parakohshme, dy forcat kryesore të ekstremit të djathtë po shyqyrtojnë mundësinë e bashkimit kundër tij. Një përballje që do të rezultojë vendimtare për të ardhmen e Francës dhe BE.

Macron thirri zgjedhjet legjislative të dielën mbrëma pasi Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë mposhti partinë e tij liberale të Rilindjes në zgjedhjet e BE-së, me një diferencë prej 31.4% ndaj 14.6%. Ndërsa presidenti francez po synon të frenojë rritjen e të djathtëve nacionalistë rivalët e tij po testojnë rrugët për një front të bashkuar.

Marion Maréchal, kandidatja kryesore për partinë Reconquest si dhe njëherazi mbesa e Marine Le Pen u takua me kryetarin e partisë “Tubimi Kombëtar” Jordan Bardella për të diskutuar një aleancë të mundshme. Edhe pse partia e Maréchal, një ish-deputete e “Tubimit Kombëtar”, është shumë më e vogël se kapërceu pragun e 5% të nevojshëm në Francë për të zgjedhur eurodeputetët. Që nga nata e zgjedhjeve, Maréchal ka bërë presion që partia e saj e re të krijojë një aleancë me partinë e saj të vjetër.

Në një intervistë televizive pas takimit, Le Pen tha se do të takohej me një sërë liderësh politikë për të “ndërtuar një shumicë”, pa specifikuar nëse ajo kishte arritur një marrëveshje me mbesën e saj.

“Deri më tani jemi në fazën e diskutimeve për të bashkuar të dyja forcat e ekstremit të djathtë. Unë mendoj se ne kemi një shans historik për të lejuar lëvizjen kombëtare që ta kthejë Francën në rrugën e duhur. Dhe për këtë, ne duhet të jemi të aftë të bashkojmë, t’i drejtojmë të gjithë burrat dhe gratë me vullnet të mirë, që janë patriotë, të cilët në përgjithësi nuk pajtohen me politikat e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe që dëshirojnë të vijnë me ne për të ndërtuar një shumicë stabile, në mënyrë që të lejojnë Jordan Bardella të drejtojë një projekt i cili padyshim bazohet në dy projekte të mëdha, mbrojtja e fuqisë blerëse dhe rimëkëmbja e ekonomisë dhe natyrisht, lufta kundër pasigurisë dhe emigracionit.”

Në sondazhin e parë të publikuar pas vendimit të Macron për të shpërndarë parlamentin, Tubimi Kombëtar i Le Pen parashikohej të fitonte zgjedhjet në Francë, Partia e Marine Le Pen “Rally National Rally”, do të fitonte 235 deri në 265 vende në Asamblenë Kombëtare. Një rritje e madhe kjo nga 88 që ka aktualisht, por nuk ka një shumicë absolute.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në 30 qershor dhe 7 korrik pak para fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit më 26 korrik, kur të gjithë sytë do të jenë te Franca.

Ndërkaq protestuesit dolën në rrugët e Parisit pas rezultateve të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në të cilat partia e ekstremit të djathtë Rally National (RN) e Marine Le Pen shënoi fitore të mëdha.

Video e dëshmitarëve okularë tregoi protestuesit duke marshuar me pishtarë në duar ndërsa policia ndjek demonstruesit në rrugë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close