LajmeShowbiz

Festa për zbulimin e gjinisë së bebit nxjerr në pah miqësitë e prishura rë Olta Gixharit

Olta Gixhari është duke shijuar shtatëzëninë e saj të dytë dhe vetëm pak ditë më parë, aktorja zbuloi se ishte në pritje të një djali. Në rrjetet sociale, fotot e videos nga festa private në një nga vilat në periferi të kryeqytetit, bënë xhiron e rrjetit.

Të shumtë ishin miqtë VIP që ishin të ftuar në këtë festë private, që patën mundësi të uronin të parët edhe çiftin për fëmijën e tyre të dytë. Por, ashtu edhe si ra në sy, gjithmonë në këto festa, ka edhe disa emra që mungojnë. Padyshim që ishte e pashmangshme mos të vihej re mungesa e Arbana Osmanit në këtë festë. Kujtojmë se Olta dhe Arbana kanë pasur një njohje të hershme, ku shpesh vajzat i kemi parë edhe së bashku.

Por, edhe pas Big Brother, të dyja vajzat vijuan të mbanin një raport të mirë, ku nuk mungonin edhe videot ku i bënin tag njëra-tjetrës. Por, duket se mungesa e Arbanës në këtë festë, tregon se mes tyre, diçka ka ndodhur.

Ajo që u vu re tjetër nga festa, ishte pikërisht fakti se mungonin bashkëpunëtorët e Oltës, ku për rreth 3 muaj qëndroi në jurinë e “Dancing with the Stars” Ilir Shaqiri, Valbona Selimllari dhe Lori Balaj nuk ishin të ftuarit e Oltës për këtë ditë të rëndësishme.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close