LajmeSport

Ernest Muçi bëhet milioner me pagën te Beshiktashi

Ernest Muçi është futbollisti më i ri i Beshiktashit. Gjigantët turq kanë mbyllur çdo akord me Legian dhe lojtarin e do të paguajnë plot 8 milionë euro për shërbimet e tij. Nga ky transferim përfiton edhe Tirana që ka ruajtur 10% të kartonit dhe në arkat e bardhebluve do të kalojnë plot 800 mijë euro.

Nuk janë vetëm Legia e Tirana që përfitojnë, por sigurisht edhe Ernest Muçi do të mbushë llogarinë e tij bankare me një rrogë të majme.

Talenti shqiptar do të përfitojë plot 1.8 milionë euro në sezon me kontratën e re që vlen deri në vitin 2027. Një shumëfishim jashtëzakonisht i lartë për të teksa në kontratën e tij të parë me Legian, përfitonte vetëm 20 mijë euro në muaj, ndërsa te Tirana 2 mijë euro.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close