BotaLajmeTopLajm

Erdoğan: Sot në shumë vende perëndimore racizmi dhe Islamofobia mbrohen nga vetë shteti

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, duke kritikuar presidentin francez Emmanuel Macron rreth deklaratave të tij se “Islami është në krizë”, tha se sulmi ndaj muslimanëve është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të mbuluar dështimet e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan këto vlerësime i bëri gjatë fjalimit të tij në një program rreth Javës së Xhamive dhe Zyrtarëve Fetarë në Qendrën Kulturore dhe Kongreseve Kombëtare Beştepe në Ankara.

“Sot në shumë vende perëndimore racizmi dhe Islamofobia mbrohen nga vetë shteti”, tha ai.

Sipas presidentit turk, sulmi ndaj muslimanëve është bërë një nga mjetet më të rëndësishme që politikanët evropianë përdorin për të mbuluar dështimet e tyre.

“Deklarata e Macron-it se ‘Islami është në krizë’ në një qytet me shumicë muslimane është një provokim i qartë se sa një mosrespekt”, u shpreh Erdoğan.

Të premten e kaluar, Macron njoftoi një plan të diskutueshëm kundër të ashtuquajturit “separatizëm islamik” në vend.

Në një fjalim, Macron pohoi se islami është një fe që “po përjeton një krizë në të gjithë botën”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close