BotaLajmeTopLajm

Erdoğan kritika ndaj Izraelit, përfaqësuesi izraelit në OKB largohet nga salla

Kritikat e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ndaj Izraelit në fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) bënë që përfaqësuesi izraelit në OKB të largohet nga salla, raporton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, u largua nga salla derisa presidenti Erdoğan foli nëpërmjet video-mesazhit në sesionin e 75-të të AP të OKB-së në temën për “Politikat e presionit, dhunës dhe frikësimit” të Izraelit kundër Palestinës.

“Dora e ndyrë që zgjatet mbi privatësinë e Kudsit, e cila është shtëpia e tre feve të mëdha të shenjta, po e rrit gjithmonë e më shumë guximin e saj. Populli i Palestinës prej një kohe të gjatë për më shumë se një gjysëm shekulli po i reziston politikave të Izraelit të shtypjes, dhunës dhe frikësimit. Kur dokumenti i dorëzimit, i cili u përpoq t‘i imponohej palës palestineze nën emrin ‘Marrëveshja e Shekullit’ u refuzua, Izraeli përshpejtoi përpjekjet për të pushtuar kalanë nga brenda me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij”, tha Erdoğan duke shtuar:

“Ne si Turqi nuk do të mbështesim asnjë plan pa pëlqimin e popullit palestinez. Bashkangjitja e disa vendeve të rajonit në këtë lojë nuk është asgjë tjetër përveçse shërbim ndaj përpjekjeve të Izraelit për të gërryer (ezauruar) parametrat ndërkombëtare. Vendet që kanë deklaruar qëllimin e tyre për të hapur ambasadë në Kuds në kundërshtim me rezolutat e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, me këtë qëndrim të tyre shërbejnë vetëm për ta bërë konfliktin edhe më të komplikuar”.

Më tej presidenti Erdoğan theksoi se: “Çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm me krijimin e një shteti të pavarur palestinez, sovran dhe gjeografikisht të vazhdueshëm mbi bazën e kufijve të vitit 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor. Zgjidhjet tjera përveç kësaj janë të kota, të njëanshme dhe të padrejta”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close