Universiteti i Howardit njoftoi së fundmi se do të revokojë diplomën e nderit të reperit Diddy Combs dhe se do të ndërpresë të gjitha lidhjet financiare me të.
“Bordi i Administratorëve të Universitetit Howard votoi njëzëri sot për të pranuar shfuqizimin e gradës së nderit të Sean Combs të dhënë në vitin 2014” tha një zëdhënës i bordit në një deklaratë.
“Ky pranim revokon të gjithë titujt dhe privilegjet që lidhen me diplomën. Prandaj, Bordi ka urdhëruar që emri i tij të hiqet nga të gjitha dokumentet që listojnë përfituesit e gradës së nderit të Universitetit Howard.”
Zëdhënësi vazhdoi të thoshte se bordi udhëzoi administratën e universitetit të përfundojë menjëherë një marrëveshje bamirësie të vitit 2016 me Combs dhe të kthejë kontributin e tij prej 1 milion dollarësh.
Për sa i përket arsyetimit të universitetit, zëdhënësja shpjegoi se sjellja e Combs, siç është parë në një video të publikuar së fundmi, është e papajtueshme me vlerat dhe besimet thelbësore të Universitetit Howard, saqë ai nuk konsiderohet më i denjë për të mbajtur titullin më të lartë të institucionit.
Muajin e kaluar, CNN publikoi një video që tregonte Combs duke dhunuar brutalisht të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura, në një korridor të hotelit në Los Anxhelos.
Producenti i muzikës është paditur nga gjashtë persona të tjerë për pretendime të ngjashme, të cilat ai i ka mohuar të gjitha.
Ai është gjithashtu në qendër të një hetimi federal për trafikim seksual.