LajmeMaqedoniTopLajm

Çarje në kualicionin VMRO-VLEN, Shkak i një drejtorie, VLEN lëshon takimin?

Përplasjet e para mes VMRO dhe VLEN kanë nisur. Pas nënçmimit që ia bëri kreu i VMRO-së, Hristjan Mickovski Afrim Gashit dhe e detyroi që Afrim Gashi të thotë se “Maqrdoninë e dua më shumë se të gjithë” portali TS mëson se grupi negociues i VLEN-it ditë më parë kanē lëshuar takimin me VMRO shkaku i një drejtorie. Siç mësohet, VLEN ka kërkuar një drejtori me peshë, por VMRO nuk ka qenë e gatëshme me ia dhënë dhe kjo ka qenë edhe arsyeja e lëshimit të takimit mes grupit negociues të VLEN dhe VMRO-së.

Nga ana tjetër siç përflitet, kreu i VMRO-së kërkon qeveri stabile me 80 deputet dhe në këtë rastë është kyçyr edhe BDI, ku ka pasur disa takime për të rumbullakësuar qeverinë stabile afatgjate.

Nuk dihet nëse kreu i BDI-së, Ali Ahmeti po kalkulon me u bërë pjesë e qeverisë pa ASH-në pasi ditë më parë kishte mosmarrëveshje mes BDI-së dhe ASH-së për votimin e ligjit për riorganizim të miniatrive.

Ndryshe formimi i qeverisë ishte planifikuar të formohet me 15 qershor, tani është shtyrë me 20 qershor, ky vazhdim ka ngjallur edhe dyshime nē të gjitha partitë politike se gjithçka është e mundur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close