LajmeMaqedoniTopLajm

Bytyqi: TOP 100 kompanitë kanë ruajtur vendet e punës në kohë pandemie

Në ngjarjen e organizuar nga Oda EKonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ku do të zgjidhen edhe TOP 100 kompanitë më të suksesshme, foli edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi. Në fjalën e tij, Bytyqi tha se TOP 100 kompanitë në kohë pandemia kanë ruajtur vendet e punës, transmeton TV21.

“Në vitin 2020 të gjithë u përballëm me sfida të mëdha për sa i përket ruajtjes së vendeve të punës, për të cilat qeveria mbështeti bizneset përmes 6 pakove ekonomike. TOP 100 kompanitë më të suksesshme, jo vetëm që e kanë ruajtuar numrin e të punësuarve madje këto kompani kanë një rritje solide prej 10% krahasuar me vitin 2019 ose anëtarët tuaj kanë rritur numrin e të punësuarve me 1022 vende. Dhe treguesi i fundit, dhe jo më pak i rëndësishëm është niveli i investimeve të këtyre kompanive që për vitin 2020 është 73 milionë euro”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close