BotaLajmeTopLajm

Bjellorusve u ndalet interneti, shpërthen mllefi

Njëzet e nëntë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermaninë lëshuan një deklaratë të përbashkët, duke dënuar Bjellorusinë për mbylljen e internetit dhe bllokimin e disa faqeve pas zgjedhjeve presidenciale “të manipuluara” muajin e kaluar.

“Krahas masave kufizuese dhe kërcënimeve të përdorura kundër kandidatëve të opozitës dhe arrestimeve masive të anëtarëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve bjellorusë, veprimet për të kufizuar hyrjen në internet, duke përfshirë mediat sociale dhe platformat e tjera të komunikimit, shkatërrojnë më tej hapësirën qytetare”, theksohet në deklaratën e lëshuar nga departamenti amerikan i shtetit. autoritetet bjelloruse e kanë ndërprerë vazhdimisht internetin dhe kanë kufizuar hyrjen në faqet e internetit të mediave të pavarura.

Ky veprim është bërë në përpjekje për të kontrolluar informacionin dhe për të penguar organizimin e protestave. Në deklaratë, 29 vendet thanë se do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë bjellorusëve që po përpiqen të ngrejnë zërin e tyre pavarësisht “masave shtypëse”.

Bjellorusia është përfshirë nga protestat kundër regjimit që pas zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, të cilat i dhanë presidentit, Alyaksandr Lukashenkos edhe një mandat tjeter gjashtëvjeçar.Protestuesit dhe opozita bjelloruse thonë se zgjedhjet janë manipuluar dhe kërkojnë proces të ri votimesh, të lirë dhe të drejtë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close