BotaLajme

Biden: ‘Nuk i besoj idesë së Trump që vaksina do të jetë gati për disa javë, nuk është racionale’

Kandidati demokrat për president në SHBA, Joe Biden kundërshtoi hapur të enjten sugjerimin e Presidentit Donald Trump se një vaksinë ndaj koronavirusit mund të jetë vetëm disa javë larg, duke paralajmëruar amerikanët se nuk mund t’i besojnë fjalës së presidentit.

“Ideja që do të ketë një vaksinë dhe gjithçka do të jetë më mirë nesër – thjesht nuk është racionale,” tha Biden në Pennsylvani . Shumica e ekspertëve të shëndetit, përfshirë Robert Redfield, drejtorin e Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kanë thënë se një vaksinë ka të ngjarë të mos jetë në dispozicion gjerësisht deri në mes të vitit 2021.

Trump ka akuzuar Biden për përhapjen e “retorikës anti-vaksinë”, ndërsa Biden ka theksuar se ai do të dëgjojë shkencëtarët, jo presidentin, në lidhje me sigurinë e një vaksine.

Biden kaloi pjesën më të madhe të mbrëmjes duke sulmuar Trump për trajtimin e keq që ai i bëri pandemisë, duke përfshirë pranimin e vetë presidentit te gazetari Bob Woodward se ai minimizoi qëllimisht efektin që do të ketë pandemia e Covid 19.

“Ai e dinte atë dhe nuk bëri asgjë, kjo është afër kriminelit” tha Biden.

Related Articles

Back to top button
Close
Close