BotaLajmeTopLajm

Biden: Debati anulohet nëse Donald Trump rezulton pozitiv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i infektuar me koronavirus, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se ka në plan të marrë pjesë në debatin e dytë të garës presidenciale me rivalin e tij demokrat, Joe Biden.

Debati i radhës ishte planifikuar të mbahej më 15 tetor. Në një postim në Twitter, Trump shkruan se mezi po e pret mbrëmjen e të enjtes. “Do të jetë i mrekullueshëm!”, tha presidenti. Por kandidati demokrat Joe Biden replikoi duke thënë se ai dhe presidenti, nuk duhet të zhvillojnë debatin e planifikuar nëse Trump do të vazhdonte të jetë i infektuar me Covid-19, por vetëm nëse ekspertët japin aprovimin.

Trump rezultoi pozitiv për COVID-19 të enjten e kaluar dhe u shtrua në spital për 72 orë. Por koronavirusi ka vijuar të përhapet në radhët e republikanëve. Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Stephen Miller njoftoi se është infektuar.

Që prej fillimit të pandemisë, në shtetet e bashkuara kanë humbur jetën nga virusi mbi 210 mijë njerëz dhe më shumë se 7.4 milionë janë infektuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close