Bota

Banka Botërore ka përgatitur 12 miliardë dollarë për vaksina për vendet e varfra

Kryetari i Bankës Botërore, Dejvid Malpas deklaroi se po kërkon miratim nga Bordi për një plan financimi të vaksinës për koronavirus prej 12 miliardë dollarësh për t’i ndihmuar vendet e varfra dhe në zhvillim të sigurojnë vaksina të mjaftueshme kur të jenë në dispozicion në muajt e ardhshëm.

Ai shpjegoi se iniciativa është pjesë e 160 miliardë dollarëve në financim për ndihmën e lidhur me koronavirusin. Ajo synon t’i ndihmojë vendet të furnizojnë dhe shpërndajnë vaksinat e hershme për punëtorët shëndetësore dhe të tjerë kryesorë dhe ta zgjerojnë prodhimin global.

Ai tha se Bordi pritet ta shqyrtojë planin në fillim të tetorit.

Malpas tha se plani i Bankës Botërore synon t’i vendosë vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme, ku virusi po përhapet më shpejt, në një nivel me vendet më të pasura.

“Qëllimi ynë është ta ndryshojmë rrjedhën e pandemisë për zhvillimin e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha Malpas.

“Ky është një sinjal i tregut për prodhuesit se do të ketë financim për vendet në zhvillim dhe do të ketë kërkesë. Ne do të fillojmë t’u kërkojmë prodhuesve të fillojnë me vendosjen e sistemeve të shpërndarjes për këto vende.

Malpas tha se Banka Botërore do t’u kërkojë gjithashtu vendeve të pasura me “doza të tepruara” që t’i lëshojnë ato në vendet e varfra.

Brent Mekintosh, sekretar shtetëror i Ministrisë së Punëve Ndërkombëtare, deklaroi në forumin e revistës Forin Polisi se vendet e pasura punojnë në disponueshmëri të gjerë të vaksinave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close