BotaLajmeTopLajm

“Armenia do të sjellë shtetas grekë me origjinë armene për të luftuar”

Përfaqësuesi i Zyrës së presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev njoftoi se kanë marrë informacione që shtetasit grekë me origjinë armene do të vijnë dhe do të luftojnë në rajonet e pushtuara të Azerbajxhanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media Hacıyev bëri një vlerësim lidhur me sjelljen e luftëtarëve të huaj nga jashtë vendit nga Armenia.

Ai tha se nga disa vende perëndimore kanë marrë lajme që luftëtarë me origjinë armene dhe mercenarë do të mbërrijnë në rajon për të luftuar kundër Azerbajxhanit. “Ka informacione kryesisht se shtetasit grekë me origjinë armene do të vijnë dhe do të luftojnë në rajonet e pushtuara të Azerbajxhanit. Ne u bëjmë thirrje atyre shteteve që të qëndrojnë larg provokimeve të tilla kundër Azerbajxhanit dhe të marrin masa. Shtetasit e këtyre vendeve do të bëhen shenjestër nëse marrin pjesë në operacionet ushtarake”, tha Hacıyev.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje edhe gazetarëve të huaj që ndodhen me detyrë në rajonet ku ndodhen forcat armene, duke vënë në dukje se ata ndodhen në mënyrë të jashtëligjshme në territoret nën pushtim.

“Armenia i sjell me qëllim gazetarët e huaj në rajonet ku përleshjet janë intensive”, tha Hacıyev duke shtuar se për sigurinë e jetës së tyre përgjegjëse do të jetë qeveria e Jerevanit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close