LajmeMaqedoniTopLajm

Arjanit Hoxha në ditën ndërkombëtare kundër korupsioni shkruan “Korupsioni Vret”

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha sot përmes një postimi në profilin e tij në FB me rastin e ditës ndërkombëtare kundës korupsionit 9 dhjetori ka shkruar se;
“Në luftimin e saj duhet më pak fjalë e më shumë vepra konkrete. Përkushtimi për të luftuar një fenomen kaq negativ në shoqëri, nuk është edhe aq i lehtë, përkundrazi, korrupsionit fillimisht duhet t’i jepet goditje nga lartë duke hetuar pronën e gjithë personave që ushtrojnë poste publike. Duhet hetimi i tyre, mënyra se si i kanë fituar parat dhe si ata menaxhojnë me pronën publike.
Një vetting transparentë dhe me njerëz të pastër, do të parandalonte korrupsionin në shoqëri. Andaj, të punojmë më shumë në këtë drejtim, të mos lejojmë keqpërdorime të ndryshme, por të tregojmë se ne me luftimin e saj tregojmë vlerat tona pro-europiane.” ka shkruar Arjanit Hoxha përcjellë TOP24.
Të gjithë duhet të bashkohemi rreth parullës
“STOP KORRUPSIONIT – KORRUPSIONI VRET”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close