Bota

Aliyev: Turqia nuk është e përfshirë në konfliktin me Armeninë

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se Turqia nuk është palë në konfliktin e vendit të tij me Armeninë dhe se ajo vetëm po siguron mbështetje morale për Bakun, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Thashethemet që po përhapen nga Armenia se Turqia është e përfshirë në konflikt janë provokuese”, tha presidenti Aliyev për një kanal rus të lajmeve.

Duke refuzuar pretendimet e Armenisë se një avion luftarak turk F-16 ka rrëzuar një aeroplan armen Su-25, Aliyev tha se avionët F-16 të Turqisë “në asnjë mënyrë nuk janë të përfshirë në konflikt”.

Ankaraja po ashtu ka mohuar pretendimet e Armenisë lidhur me avionin e rrëzuar.

Aliyev theksoi se Armenia ka “shkelur brutalisht” ligjin ndërkombëtar duke pushtuar territorin e Azerbajxhanit.

Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën herët kur forcat armene shënjestruan vendbanimet civile dhe pozicionet ushtarake të Azerbajxhanit duke shkaktuar viktima të shumta.

Marrëdhëniet midis dy ish-kombeve sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor ndërkombëtarisht i njohur i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe shumë organizata të tjera ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA-të, u formua në vitin 1992 për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por deri më tani nuk është parë ndonjë rezultat.

Ndër të tjera, Franca, Rusia dhe NATO kanë bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të përleshjeve në rajonin e pushtuar.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close