Analisti Kim Mehmeti në ‘5 Pyetjet’ komentoi marrëdhënien Rama-Kurti dhe ndërhyrjet e dy kryeministrave që kanë përçarë shqiptarët.
Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë duken mjaft të tendosura kohët e fundit, kryeministri Rama ishte në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga agresioni serb.
Megjithatë Rama nuk u takua me Albin Kurtin dhe dy kryeministrat duket se ende i mbajnë ‘mëri’ njëri-tjetrit.
Analisti Kim Mehmeti i ftuar në ‘5 Pyetjet’ komentoi për Ilir Babaramon situatën politike në shtetet shqiptare. Ai u shpreh se nuk ka nevojë që liderët shqiptarë të bëhen si baballarë të kombit.
Nuk kam nevojë për baba. Kam nevojë për idealistë që ma shpalosin si ideal. A doli ndonjë prej kryeministrave të më thotë pse është më i mirë BDI se Vlen apo Vlen se BDI? Nuk shkojnë punët kështu.’
Sipas tij, duhet të kemi një parlament mbarëshqiptar ku të dëgjohet edhe zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës apo vende të tjera shqiptare.
‘Edhe kjo Shqipëri kaq e vogël ishte ëndërr mbarëshqiptare edhe Kosova nuk do çlirohej nëse nuk do ishte ëndërr. Burrështetasit do duhet të tregoni respekt për këtë ëndërr mbarëshqiptarë. Ata nuk tregojnë asnjë gjë për një ëndërr mbarëshqiptare. Ne mund ta kemi një parlament të përbashkët ku të dëgjohet zëri i shqiptarit të Luginës së Preshevës, shqiptarit të Maqedonisë. Të kemi një parlament si Europa e bashkuar. Parlamentet tona nuk funksionojnë pasi është ndjenja që je i shkëputur nga vëllai jot. Askund nuk shpërfaqet mendësia politike shqiptare.’
Sipas Mehmeti, ndërhyrjet e Kurtit dhe Ramës në politikat e brendshme të dy shteteve apo në Maqedoni nuk sjellin gjë tjetër përveçse përçarje.
‘Kemi dhe këto ndërhyrje të kryeministrave tonë që nuk sjell asgjë veçse përçarje. Duhet të koordinohemi ndryshe. Prijësve tanë iu konvenon të ketë shumë Shqipërisë pasi u leverdis të jenë mbretër. Pasi do kishte vetëm një bibliotekë, parlament, një federatë. Do ishte një popull i bashkuar në mendësi kulturë. Është një institucione që shpërfaq shqiptarinë, nuk është destabilizues. Politikanët tanë nuk e duan.’
Më tej ai shton se shqiptarët janë mësuar të jetojnë të veçuar dhe e kanë problem bashkimin.
‘U mësuan të jetojmë të veçuar dhe nuk ka interesin të përbashkëta. Ndërtuam stereotipe për njërit tjetrin për tu ngushëlluar pse nuk duhet të bashkëpunojmë. Ne të Maqedonisë ndjehemi si popull pa atdhe.
Nesër deri dje i shërbeje Xhaxha Enver, sot ke tre-katër xhaxhallarë më shumë. Dhe mbetesh pa punë.’