BotaLajmeTopLajm

Agjencia Europiane e ilaçeve nis procedurat e aprovimit të vaksinës gjermane të Biontech

Agjencia Europiane e ilaçeve (EMA) ka filluar të analizojë të dhënat e vaksinës kundër Covid-19 të zhvilluar nga kompania gjermane Biontech në bashkëpunim me Pfizer.
Sipas agjencisë europiane të barnave, kjo është vaksina e dytë kandidate që arrin këtë faze, pas asaj të Astra Zeneca dhe Oksfordi.
Sipas EMA, kjo nuk do të thotë se kanë përfunduar verifikimet mbi efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës, pasi shumica e të dhënave duhet të analizohen ende nga CHMP (Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor).

Autoritetet e agjencisë europiane të barnave theksuan se po analizon të dhënat laboratorike dhe jo ato klinike të vaksinës së Biontech.
Vendimi për të filluar testimin e vaksinës së Biontech bazohet në rezultatet paraprake të studimeve jo-klinike dhe klinike për prodhimin e antitrupave dhe qelizave T (qelizat e sistemit imunitar, d.m.th. mbrojtjet natyrore të trupit) që synojnë virusin Covid. Provat klinike të vaksinës në shkallë të gjerë mbi mijëra njerëz të vaksinës janë duke u zhvilluar dhe rezultatet do të jenë në dispozicion në javët dhe muajt e ardhshëm. Këto do të japin informacion se sa efektive është vaksina në mbrojtjen nga Covid-19.
Vaksina e AstraZeneca-Oksford dhe Biontech- Pfizer janë dy nga më të përparuarat në prova.

Related Articles

Back to top button
Close
Close