LajmeMaqedoniTopLajm

Ziberi: Gjuha shqipe është zyrtare por qeveria po e cënon, Kadriu: Ligji ka pasur ngecje në zbatim!

Në emisionin Klan Debat, Arben Ziberi tha se gjuha shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, mirëpo kjo qeveri po e cënon duke e nënvlerësuar dhe mos e respektuar në asnjë institucion.

“Në kohën e BDI-së nuk ka pasur një institucion që nuk është shkruar e folur në gjuhën shqipe, çdo tabelë ka qenë edhe në gjuhën shqipe, në kuvend dokumentet ishin edhe në gjuhën shqipe, Pra, gjuha shqipe si zyrtare është zbatuar. Tash nuk e ke askund, në kuvend jo, nëpër institucionet tjera kanë filluar I largojnë dhe tabelat në gjuhën shqipe dhe ky është realiteti i kësaj qeverie”, tha Ziberi.

Besa Kadriu nga VLEN tha se ligji i gjuhës nuk është zbatuar siç duhet në praktikë.

“Në 20 vite pushtet thatë që ligji për gjuhën shqipe është zyrtar me disa probelme në zbatim që ne e dimë. Pra pse u desht që aq kohë sa BDI ishte në pushtet të mos merret më shumë drejt avancimit dhe zyrtarizimit të gjuhës shqipe, mirëpo reaguan tash ndodhi rasti i fundit me Gjykatën Kushtetuese. Kjo është tema pra, sa është zbatuar dhe sa zbatohet ai ligj?”, tha Kadriu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close