LajmeRajon

Osmani viziton familjen e Rugovës: Kujtimi për presidentin historik është busulla jonë nacionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.

 

Ajo ka thënë se kujtimi për Rugovën është busulla jonë nacionale.

 

“Kujtimi për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova, nuk është vetëm histori, por busulla jonë nacionale. Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, vizitova familjen e tij, në të cilën edhe më shumë e kuptojmë madhështinë dhe urtësinë me të cilën ai ndërtoi vizionin që na frymëzoi ne dhe do t’i fyrmëzojë brezat që vijnë për dashurinë e pakusht ndaj Kosovës.

Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Related Articles

Back to top button
Close
Close