LajmeRajonTopLajm

Kurti: Në prokurim publik nuk duhet të marrin pjesë kompanitë që operojnë në parajsa fiskale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa po shpaloste ndryshimet që duhet pësuar në prokurim publik, tha se shumë kompani që konkurrojnë janë degë e kompanive të ndryshme të regjistruara në Gjenevë, Maltë.

Sipas Kurtit, nuk duhet të marrë pjesë asnjë operator në prokurim publik pa shpalosur të gjithë përfituesit

“Ne e dimë se shumë kompani që marrin pjesë në prokurimin publik janë degë e kompanive të ndryshme të regjistruara në Gjenevë, Maltë e vende të tjera ku nuk tregohen aksionarët e vërtetë por vetëm administatorët. Një Ligj i ri do të bënte që asnjë operator të mos mund të marrë pjesë në prokurimin publik pa shpalosur të gjithë përfituesit. Dhe natyrisht nuk duhet të marrin pjesë kompanitë që operojnë në parajsa fiskale”, tha Kurti.

Këto deklarata Kurti i bëri sot në ngjarjen “Arritja dhe sfidat në prokurim publik në Kosovë” që po mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, në Prishtinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close