PSG i ka shitur një pakicë të aksioneve fondit amerikan Arctos, pas njoftimit të Nasser Al-Khelaifi disa muaj më parë se ai dëshironte të gjente blerës dhe bashkëpunime ndërkombëtare. Katar Sports Investments (QSI) njoftoi këtë partneritet të ri me Arctos, i cili nuk do të ndikojë në çështjet sportive të klubit apo fuqinë vendimmarrëse mbi PSG.
Fondi amerikan do të marrë 12.5% të klubit për një kontribut prej 531 milionë euro. Me këtë kuotë, vlera e përgjithshme që i është dhënë kompanisë PSG është 4.25 miliardë euro.
“Ky partneritet do të formojë bazën e fazës së ardhshme të rritjes globale të PSG-së dhe do të drejtojë sukseset futbollistike dhe komerciale të klubit”, shpjegon klubi parisien. Fondi i investimeve QSI bleu PSG-në në vitin 2011 nga pronari i mëparshëm Colony Capital, me klubin që vlerësohej në 70 milionë euro në atë kohë.