25 filtra të rinj për fotot tuaja, Instagram nuk ndalet me risitë
Platforma në pronësi të Meta-s, Instagram ka ardhur me risi ditët e fundit veçanërisht kur bëhet fjalë për mënyra se si ne mund të ndajmë përmbajtjet tona me të tjerët.
Instagram tani në rangun e veçorive të reja ka shtuar 25 “filtra” për rregullimin e fotografive që postoni në platformë. Këta janë filtrat e parë të rinj të Instagramit ndër vite.
Nuk dihet nëse filtrat e rinj janë bërë të disponueshme për të gjithë përdoruesit e rrjetit social, megjithatë The Verge raporton se kjo veçori ishte pikasur në iOS.
Instagram ka zgjeruar funksionin “Close Firends” nga Storie dhe Notes në publikimet në Reels. Përdoruesit e Instagram tani mund të zgjedhin të ndajnë postimet e tyre dhe Reels me një grup më të vogël njerëzish të cilëve u besojnë më shumë në vend të të gjithë ndjekësve të tyre. Duke zgjeruar “Miqtë e ngushtë” në Reels, Instagra, shpreson t’u ofrojë përdoruesve më shumë mënyra për të qenë vetvetja. Ndarja e Reels dhe postimeve vetëm me miqtë e ngushtë është mjaft e thjeshtë.
Instagram, platforma e medieve sociale në pronësi të Meta-s po lançon gjithashtu një veçori që i lejon përdoruesit e tyre të shtojnë tekstet e këngëve në videot Reels, ashtu sikurse në story-t në Instagram. Kjo vjen pasi u tha se Instagrami po testonte disa veçori të reja gjatë javëve të fundit. Disa nga ato veçori u përqendruan në përmirësimin e mënyrës se si ne i shikojmë feed-et tona dhe disa prej tyre kishin të bënin me postime bashkëpunuese.
Sidoqoftë, veçoria e re për shtimin e tekstit të këngës në Instagram Reels është një veçori që është e njohur për përdoruesit pasi është e disponueshme në Instagram Stories. Sjellim në vëmendje se Instagram ka shënuar rritje të konsiderueshme në Turqi. Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive. Instagram është bërë një nga platformat e mediave sociale më të përdorura në botë. Sipas një raporti të publikuar nga një portal i specializuar për vlerësimin e faqeve të internetit, Turqia ka qenë ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të Instagramit që nga fundi i shtatorit.Top24